Ndalimi i Belerit/ Vangjel Dule reagon ashpër: Të lirohet menjëherë, akt i paprecedentë!

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka reaguar pas ndalimit të kandidatit për Himarën, Fredi Beleri.

Ai ka kërkuar që të lirohet menjëherë duke e quajtur ndalimin e tij një akt të paprecedentë dhe të pashpjegueshëm.

Pas një jave delirimi, gjuhë urrejtje, përçarje dhe stigmantizmi nga ana e Ramës kundër kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’, zotit Beleri me urdhër dhe porosi forcave policore të tij, me të gjithë kuptimin e fjalës rrëmbyen dhe shoqëruan për në komisariatin e Vlorës zotin Beleri dhe avokatin e tij të cilët sapo kishin dalë nga një darkë. Është një akt i paprecedentë dhe i pashpjegueshëm.

Është një fenomen që ka lidhje vetëm me regjimet totalitare.

Thirrja jonë është lirimi i menjëhershëm i zotit Bejleri, garantimi i procesit zgjedhor dhe heqja dorë nga zoti Rama nga intimidimi i qytetarëve dhe nga përpjekja për të tjetërsuar vullnetin e qytetarit.

Zoti Beleri duhet të lirohet menjëherë dhe të vazhdojë aktivitetin e tij si të gjithë kandidatët e tjerë. I drejtohem komunitetit ndërkombëtar të ndërhyjë që Beleri të lirohet dhe të vazhdojë aktivitetin e tij”, tha Dule.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

PD çel ZYRTARISHT fushatën të premten, Berisha fton demokratët: Nisim rrugëtimin drejt fitores! Ja ora e mitingut

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë