“Ndaj Vllaznisë duhet kujdes!” Dritan Mehmeti kërkon të thyejë tersin, nuk e ka mundur këtë vit: Jemi të përgatitur për këtë sfidë

Dritan Mehmeti

Dritan Mehmeti ka folur në prag të ndeshjes që Dinamo do të luajë me Vllazninë në “Loro Boriçi”. Trajneri i dinamovitëve është shprehur i përgatitur për ndeshjen e nesërme, ndërsa sheh në dorën e skuadrës së tij fatin për në “Final 4”.

FJALËT E DRITAN MEHMETIT

VLLAZNIA– Vllaznia është me meritë aty ku është. Ka marrë rezultate shumë të mira dhe do të bëjë maksimumin për të ruajtur atë pozicion që ka. Ndryshimi i trajnerit ndoshta bën që lojtarët të kenë një impuls tjetër dhe është ndeshje e vështirë, aq më tepër duke pasur parasysh që Vllaznia ka edhe elementë shumë të mirë. Javën e fundit ka marrë fitore me skuadrën kryesuese. Në Shkodër ka edhe entuziazmin e tifozëve, por jemi përgatitur për këtë ndeshje. Do të jemi të kujdesshëm. Në ndeshjen e fundit me këtë kundërshtar Dinamo ka dominuar, por nuk mori pikë.

SKUADRA-Skuadra duhet të jetë sa më e qetë, sepse nxitohemi shumë. Kemi mungesën e Tahirit dhe një pikëpyetje për Kaçorrin, por besoj se do ta kemi. Ne i kemi të shpërndarë golat, kemi shënuar edhe me krahët e sulmit dhe me mbrojtësit. Do të bëjmë maksimumin që të shënojmë dhe në Shkodër.

PLAY-OFF- E kemi vetë në dorë. Kemi besim, që vjen nga loja e mirë. I kuptoj lojtarët, që nga dëshira e madhe marrin presion për të shkuar te fitorja. Duhet qetësi për të shfrytëzuar ato raste që na jepen.

TOLERIM NGA SKUADRAT E TJERA- Nuk e mendoj fare, sepse të gjitha skuadrat kanë nevojë për pikë. Nuk ka interes asnjë skuadër të tolerojë. Duhet ta heqim si shprehje, pasi ne si klub nuk e kemi. Besojmë te forcat tona dhe shpresojmë që të bëjmë më të mirën ndaj Vllaznisë”. Përfundoi Dritan Mehmeti.

LEXO MË SHUMË: “Dinamo ime ishte si Milani i Shqipërisë”, Sejdini dhe Hysen Dedja kujtojnë të shkuarën si kampionë: Vllaznia ime ishte me shkodranë, e ndjenin fanellën

Related posts

Akte dhunυ gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani, Komisioni i Disiplinës përjashton dy tifozë nga stadiumet (EMRAT)

Finale mbijetese përballë Teutës, “Tirona Fanatics” me lajmërim të rëndësishëm dy ditë përpara ndeshjes (POSTIMI)

Partneri i saj shënoi golin vendimtar të Interit, modelja shqiptare feston në tribunën e “San Siros” (video)