Ndahet nga jeta vëllai i Trump, Presidenti i dedikon fjalë emocionuese: “Ishe shoku im më i mirë”

Presidenti Donald Trump ka ndarë sot lajmin e ndarjes nga jeta të vëllait të tij të vogël, Robert Trump. I ndjeri u nda nga jeta në moshën 71-vjeçare, ndërsa nuk bëhen ende me dije shkaqet e vdekjes.

Robert ndodhej i shtruar në një spital të New York-ut, ku Presidenti i SHBA e vizitoi për herë të fundit ditën e djeshme. Ai u shpreh se i vëllai po kalonte një moment të vështirë. Sipas mediave amerikane, deri më tani dihet vetëm se i ndjeri ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa Trump po e kalon me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të të vëllait. Ai ka thënë se Roberti ishte miku i tij më i mirë, ndaj dhe dhimbja është më e fortë.

“Unë jam me një zemër të thyer vëllai im i mrekullueshëm, Robert, vdiq paqësisht sonte. Ai nuk ishte vetëm vëllai im, ai ishte shoku im më i mirë. Kujtimi i tij do të jetojë në zemrën time përgjithmonë”, u shpreh Trump gjatë një deklarate për shtyp.

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…