Ndahet nga jeta aktorja Irene Papas, kur xhiroi ‘Odisenë’ tha: ‘Nuk mund ta lë këtë botë pa thënë se jam shqiptare’

Ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare, aktorja shqiptare me famë botërore, Irena Pappa. Irena Pappa Leleku, njihej si greke, por gjatë bashkëbisedimeve që ka pasur me aktorin shqiptar Bekim Fehmiu ajo e ka pranuar origjinën e saj shqiptare. Në 96 vite jetë, Irene luajti në 90 filma, por më si spikaturi ishte roli  i Penelopes në serinë televizive italiane “Odissea” bashkë me legjendën e artit kinematografik, Bekim Fehmiu.

“Nuk mund të largohem nga kjo botë, e të mos e them të vërtetën, se unë jam Shqiptare! Kur kam lindur në vitin 1926 mbiemri im ka qenë Irene Leleku”- ishte deklarata e fortë e aktores 6 vite më parë që tronditi grekët, të cilët e njohin si aktore me origjinë helenase. Origjina shqiptare e aktores së njohur është kundërshtuar shpesh, sidomos nga biografët grekë.

Prejardhjes së saj shqiptare i ka kushtuar vëmendje dhe studiuesi grek Aristidh Kollia në librin e tij “Arvanitasit dhe origjina e grekëve” botuar në Athinë më 1983.Vetë aktorja në një intervistë e pyetur se përse ishte kaq esmere është përgjigjur se “I ngjaj nënës sime. Nëna ime ishte ezmere si unë”.

“Po flas gjuhën e nënës”

Gjatë xhirimeve të filmit legjendar “Odissea” në vitin 1968, në momente pushimi të dy aktorët kanë qenë duke biseduar në një gjuhë që nuk ishte e askujt tjetër nga trupa e filmit. Të pushtuar nga kureshtja, njëri prej tyre i pyet:

-“Më falni, por cila është gjuha që ju po e flisni”?

Irena Papas (Irini Leleku) e prek në dorë Bekim Fehmiun, që ta linte të përgjigjej:

-“Është gjuha e nënës”!

-“Gjuha e nënës? Po cila mund të jetë ajo gjuhë e nënës kur ju jeni greke e Bekim Fehmiu jugosllav”? – i pyet gazetari.

-“Unë jam shqiptare nga Greqia kurse Bekimi shqiptar nga Jugosllavia por më e rëndësishmja është se ka qenë vullneti i vetë Zotit që ne të dy t’i luajmë këto dy role sepse dikur edhe vetë Penelopa dhe Odiseu kanë folur po të njëjtën gjuhë që e flasim unë e Bekimi sot”.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!