Shqipëria do të luajë përballë Çekisë në stadiumin “Air Albania” të enjten e 12 tetorit në orën 20:45. Një ndeshje mjaft e rëndësishme për tifozët shqiptarë anembanë që e presin me padurim.
Por drejt Shqipërisë do të udhëtojnë dhe tifozë çek, që do të përkrahin Kombëtaren e tyre në një ndeshje si kjo. Në prag të kësaj sfide, Federata Çeke e Futbollit ka dhënë dhe udhëzimë për tifozët e tyre, duke u kërkuar që të tregojnë kujdes.
“Kuzhina shqiptare është interesante dhe e larmishme. Provoni gatime tradicionale si “tavë kosi” (qengji i pjekur), “byrek” (sfirotë e mbushur) dhe lloje të ndryshme peshku dhe prodhime deti.
Natën, mos ecni nëpër qytet me fanella apo shalle të kombëtares çeke. Shqiptarët nuk kanë qëndrim negativ ndaj të huajve dhe përgjithësisht i shohin pozitivisht çekët, por për shkak të nivelit të pritshëm të emocioneve gjatë ndeshjes, rekomandohet që të përmbahen nga të folurit shprehës”, shkruan Federata çeke.