Napoli-Milan 0-4, gazetari i Sky Fabio Caressa me teori konspirative: E lanë ta fitonin (video)

Ajo mes Napoli dhe Milan ishte një ndeshje befasuese. Shumë pak do të kishin pritur një shembje të tillë nga skuadra e Spalletti ndaj kuqezinjve. Dy skuadrat do të jenë kundërshtarë edhe në çerekfinalet e Champions League. E Leao dhe të tjerët me 4-0 ndaj kryesuesve vendosën një pikëpyetje të madhe mbi mundësitë aktuale të skuadrës kampane për të dominuar raundin e dyfishtë të kupës. Gazetari italian Fabio Caressa ka thën fjalën e tij për atë që ndodhi në Napoli-Milan.

Pavarësisht kësaj disfate të rëndë, Napoli mbetet fort në krye të tabelës. Ndoshta edhe për këtë arsye gazetari i Sky, Fabio Caressa, shprehu një opinion të dyshimtë për atë që ndodhi në fushë gjatë ndeshjes.

OPINIONI I CARESSA

Në fakt gazetari tha: “Po sipas jush, a nuk është në mendjen e Napolit fakti që është e para nga tre ndeshjet, me kampionatin tashmë të fituar…? Heshtja e Bergomit dhe Marchegiani nuk e bëri atë të ndalonte: “Një gjë mendoj. E keni parasysh ata që luajnë bilardo dhe të lënë të fitosh ndeshjen e parë, që ti të mos shqetësohesh…”. Gjithnjë pa mbështetjen e ekspertëve të tjerë në studio, në fund gazetari i njohur përfundoi: “Po të isha unë në vend të Milan nuk do t’i besoja këtij 8-shi në gropën e cepit, pa Osimhen. Ishte një ndeshje me një klimë shumë të veçantë për Napolin”.

Related posts

Kampionati nuk ka përfunduar për Partizanin, klubi zyrtarizon miqësoren me…

“Gati për të fituar trofeun”, Qefalija sfidon Egnatian, mesfushori flet për RTSH: Ato janë të fortë, por edhe ne kemi treguar se jemi…

“Ilir Daja ka qenë trajneri im”/ Edlir Tetova kërkon vetëm diçka nga Egnatia: Ta mbyllim ndeshjen brenda 90 minutave