Napoli e do për të zëvendësuar Osimhen, dy klubet e Premier League kërkojnë në huazim Armando Brojën

Koha po kalon dhe gjithmonë e më tepër afrohet rikthimi i Armando Brojës në fushën e blertë. Sulmuesi shqiptar do të jetë pjesë e Chelsea në miqësoret përgatitore për sezonin e ri. Duket se lojtari i Kombëtares duhet të kalojë një tjetër provë, këtë herë me Pochetinon.

Ky i fundit do të marrë drejtimin e Chelsea dhe Broja duhet ta bind për të qenë pjesë e londinezëve në sezonin e ardhshëm. Nëse Pochetino nuk e ka në planet e tij, mediat në Britani zbulojnë interesimin e parë.

Brighton dhe West Ham kërkojnë huazimin e Armando Brojës. Pa harruar dhe Napolin që dëshiron shërbimet e shqiptarit në rast largimi të Osimhen.

Related posts

“Kemi frikë kur pësojmë”, Edi Martini mesazh drejtuesve: Dua përforcime, kemi patur shumë dëmtime

“Nuk e lejuam Elbasanin të na rrezikonte”, Nuhiju ndjen keqardhje për barazimin dhe sqaron situatën: Kërkesa për t’u larguar nga fusha…

“Kam vetëm 12 lojtarë, djemtë janë lodhur”, Kërnaja shpërthen pas ndeshjes me Dinamon: Gjërat duhet të rregullohen