“Na kanë rrënuar pa masë”/ Basha publikon videon e pronarit të biznesit: Zgjidhja për të shmangur humnerën, plani i PD. Koha nuk pret!

Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar sot dëshminë e një pronari të një biznesi që ankohet për taksat e shtetit dhe nga Bashkia.

Rolandi thotë se biznesi i tij bën xhiro rreth 33 milionë lekë dhe paguan një mori taksash që e kanë rrënuar atë dhe gjithë bizneset si i tiji teksa shton se po del me humbje vetëm sa për të mbijetuar.

‘’Jam Rolandi dhe drejtoj këtë biznes prej 12 vitesh. E njoh mirë zonën dhe vështirësitë e punës, e di çfarë të do të thotë të çohesh nga mëngjesi në darkë, të privohesh nga koha me fëmijët. Biznesi bën xhiro rreth 33 milionë. Shteti më kaloi me TVSH që paguaja 1 milion e 200 mijë lekë, që nuk ishin të planifikuar fare. Me gjithë sigurime 6 milionë e gjysmë. Dhe taksën e tatim fitimit 5%, që këtë taksë e paguan edhe ai që ndërton në bregdet, edhe ai që bën pallate, dhe kjo s’më duket e drejtë. Përpos kësaj vijnë dhe zarfat e bashkisë që nuk po e kuptojnë fare. 75 mijë lekë, taksë arsimi, e taksë uji, që s’e marr vesh fare dhe na kanë rrënuar pamasë. E di çdo të thotë të dalësh me 120 mijë lekë minus, dhe të dalësh me humbje, jo të fitosh s’bëhet fjalë.’’- tha pronari i biznesit.

Nga ana tjetër, lideri i opozitës Lulzim Basha ripërsërit thirrjen për planin e PD duke thënë se është e vetmja zgjidhje për të shmangur humnerën pasi bizneset janë në grahmat e fundit.

“Taksat e rritura kanë çuar biznesin në krizë. Bizneset në grahmat e fundit të mbijetesës kanë larguar mijëra punonjës. Zgjidhja për të shmangur humnerën, plani i PD. Koha nuk pret!’’- tha Basha.

Related posts

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025

“Burri më thoshte vetëm…”/ DRAMA që tronditi Fierin! Nëna e 12-vjeçares së abuzuar në Fier rrëfen ngjarjen: Më iku vajza nga shtëpia, mendova se….