“Na erdhi keq për humbjen në derbi”, Fagu shkon në Kurbin me shumë mungesa, por me bindje: Do bëjmë maksimumin

Erbim Fagu

Tiranën e pret një transfertë e vështirë nesër në Laç, ku do të kërkojnë me patjetër 3 pikët për të synuar një vend në katërshe. Në prag të këtij dueli, trajneri i bardhebluve, Erbim Fagu ka dalë në konferencën e zakonshme për mediat.

“Gjendja e ekipit është e mirë, kemi një dëmtim të Latifit, kemi dy mungesa për shkak kartonësh, Jonuzi dhe Lushkja. Pjesa tjetër është e gatshme për sfidën. Ajo ndeshje tashmë është e kaluar, sigurisht na erdhi keq për pikët e lënë, por kemi edhe 3 ndeshje të tjera po aq të rëndësishme sa derbi. Do të bëjmë maksimumin për të marrë pikët dhe për të arritur objektivin.

Ne nuk po bëjmë llogaritë çfarë ka kaluar, do mendojmë për nesër, shpresoj të marrim 3 pikët dhe të arrijmë objektivin. Ne do bëjmë punën tonë, se çfarë bëjnë kundërshtarët kjo do shihet në fund, e rëndësishme është që skuadra të bëjë maksimumin. Ne shikojmë përpara, është shumë e rëndësishme ndeshja në Laç për të menduar për Vllazninë dhe Egnatian. Në çdo javë që do të luajmë çdo skuadër ka objektivin e saj, nuk ka kundërshtar të lehtë. Çdo lojtar luan për veten e tij dhe për skuadrën”, deklaroi Fagu.

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit