Myrto Uzuni mes yjeve si Haaland e Mbappe, sulmuesi shqiptar pushton skenën europiane (STATISTIKAT)

Myrto Uzuni është në një formë mjaft të mirë këtë sezon. Sulmuesi kuqezi ka realizuar 20 gola deri tani me Granadan në ligën e dytë spanjolle. Golat e beratasit i kanë dhënë shumë avantazh ekipit të tij në renditje.

Gjithashtu me realizimet e tij Uzuni garon me sulmuesit më të mirë europianë. Shifrat e tij nuk janë larg shifrave të Haaland, Mbappe, Lewandowski apo Osimhen. 27-vjeçari ka një statistikë prej 0.63 gola për ndeshje, duke lënë prapa Lewandowski i cili ka 0.6 gola për ndeshje. Nërkohë që Haaland ka rekordin në Europë me 1.04 gola për ndeshje.

Haaland 1.04 gola/ndeshje
Osimhen 0.73 gola/ndeshje
Mbappe 0.7 gola/ndeshje
Uzuni 0.63 gola/ndeshje
Lewandowski 0.6 gola/ndeshje
Fullkrug 0.6 gola/ndeshje

Related posts

Erdhi me bujë nga Llapi, vetëm një sezon zgjat aventura e sulmuesit te Flamurtari (POSTIMI)

Ernest Muçi duket se e ka mbyllur me Besiktas, vijnë ofertat e para për sulmuesin e Kombëtares

Sirena arabe për lojtarin e Tiranës, klubi bardheblu i cakton 300 mijë euro vlerën e kartonit