Muzika në zi! Ndërron jetë në moshë të re kitaristi i grupit të njohur

Kitaristi i grupit britanik Massive Attack, Angelo Bruschini vdiq në moshën 44-vjeçare nga kanceri në mushkëri, njoftoi grupi nga Bristol.

“Talent jashtëzakonisht i shkëlqyer. Kontributi i Angelos në veprën e Massive Attack është i pamundur të përshkruhet. Jemi të lumtur që kemi jetën e përbashkët”, thanë anëtarët e grupit të Bristol në një deklaratë.

Angelo Bruschini, i lindur në Bristol, iu bashkua grupit të famshëm trip-hop në mesin e viteve nëntëdhjetë. Fillimisht ai u punësua teksa po regjistronin albumin kult “Mezzanine”, dhe shumë shpejt u bë anëtar i përhershëm i grupit.

Përpara se të fillonte të luante kitarë në Massive Attack, e cila u themelua në vitin 1989, Bruschini luajti edhe me grupe të tjera, si “The Numbers”, “Rimshots” dhe “The Blue Airplane”.

Në vitin 1997, Bruskini prodhoi albumin me të njëjtin emër të grupit rock alternativ “Strangelove”, kujton BBC .

Në korrik, muzikanti shkroi në rrjetet sociale se vuante nga kanceri në mushkëri, duke shtuar:

“Kam pasur një jetë të mrekullueshme, kam parë botën shumë herë, kam takuar shumë njerëz të mrekullueshëm, por dera po mbyllet ngadalë dhe mendoj se do të shkruaj një libër…”.

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Historia e dashurisë së Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës!