Kandidati për president, i krahut të djathtë, Eric Zemmour tha se myslimanët që jetojnë në Francë duhet të asimilohen nëse duan të jetojnë aty dhe duhet të heqin dorë nga feja. Duke nënvizuar se ai nuk bën “dallime midis islamizmit dhe Islamit”, por midis Islamit dhe myslimanëve, Zemmour argumentoi se myslimanët francezë duhet të asimilohen dhe “të heqin dorë” nga praktika e fesë që ai tha se “imponon një kod ligjor dhe politik” mbi ta.
Në një intervistë të transmetuar në kanalin televiziv TF1, Zemmour u zotua se do të jetë “presidenti i të gjithë popullit francez” duke përfshirë myslimanët francezë, nëse ai fiton zgjedhjet e planifikuara për në prill 2022, raporton Daily Sabah.
Zemmour ka bërë vërejtje përçarëse me pikëpamje ultra-konservatore mbi identitetin kombëtar duke përfshirë myslimanët, islamin, emigrantët, ata me ngjyrë dhe pakicave të tjera. Pas sondazheve e opinioneve gjatë javëve të fundit, popullariteti i tij ka rënë drastikisht për shkak të qëndrimeve kontraverse.