“Mund të marrë deri në 4 miliardë klikime”/ Eksperti i IT-së zbulon: Luiz Ejlli ia ka kaluar Ramës dhe Berishës

I ftuar sot në emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora ishte Tomi Kallanxhi eksperti i IT i cili ka folur për fenomenin Big brother Vip, dhe kush është personazhi më i kërkuar. Ai tha pa asnjë mëdyshje se në këtë sezon këngëtari Luiz Ejlli është banori më i komentuar dhe më i klikuar nga jashtë.

Eksperti i IT-së ka deklaruar sëfundmi se emri më i kërkuar në Google është emri i Luizit, duke ia kaluar në këtë mënyrë edhe kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Sali Berisha, duke shënuar rekordin me mbi 1 miliardë klikime në muajin e parë të këtij spektakli.

Dhe deri në përfundim, ai tha se këngëtari shkodran ka shumë gjasë të arrijë në 4 miliardë klikime, duke u shndërruar në shqiptarin më të ndjekur. “Luiz Ejlli ja ka kaluar dhe Rames dhe Berishës me 1 miliard deri ne fund mund ta kaloj edhe 4 miliardë”, theksoi Kallangja.

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024