“Mund të humbasësh, por jo në këtë mënyrë”, Bordin i ashpër pas rezultatit 5-0: I kërkoj falje tifozëve, u nervozuam…

Trajneri i Elbasanit, Roberto Bordin ka kërkuar falje për humbjen e thellë 5-0 të skuadrës së tij përballë Dinamos në ndeshjen e javës së 12 të Superiores. “Nuk funksionoi asgjë se ishte një skuadër e cila vuajti që në minutën e parë. Duhet t’i kërkojmë të gjithë tifozëve dhe klubit falje, për këtë paraqitje jashtëzakonisht të keqe.

NDESHJA-E vetmja mënyrë ta kalojmë është të punojë më shumë për ndeshjen tjetër, se është e rëndësishme pas një ndeshje ku nuk u paraqitëm si sot.

HUMBJA– Ndeshjet mund të humben por duhet pak dinjitet, zemër e karakter më shumë. Pritet ndonjë reagim, nuk mund të bësh një ndeshje 90 minuta nën mëshirën e kundërshtarit, kjo është e papranueshme. I thashë ekipit si në pushim, edhe në fund, që mund të humbet ndeshja, por jo në këtë mënyrë, Mund të humbësh, por si skuadër, jo me gabime individuale, u nervozuam, bëmë faulle e u ndëshkuam me kartonë të panevojshëm, ku mund të ishim të aftë për të mbrojtur edhe humbjen”, tha Bordin për RTSH pas ndeshjes.

Related posts

Elbasani “sparkatë” Tiranës, gati ti rrëmbejë objektivin e merkatos bardhebluve (FOTO)

“Kosova është e jona, tani luani futboll”, mesazhi i qartë i Mërgim Mavrajt përpara ndeshjes Shqipëri-Serbi (FOTO)

“Nuk je normal kur e bën këtë pyetje”, Stojkovic nxehet në konferencë, tregon dy lojtarët e rrezikshëm të Kombëtares