Moviola e derbit, mungojnë dy kartonë të kuq dhe një penallti në sfidën Tirana-Partizani

Takimi mes Tiranës dhe Partizanit ka pasur dy raste të rëndësishme për moviolë. Treshja Xhaja, Muftari e Avdo janë ndihmuar nga dyshja e VAR-it Bajramaj-Shahini. Gjithsesi, Xhaja dhe teknologjia kanë gabuar në dy rastet vendimtare të ndeshjes. Në fushë mungon një penallti dhe dy kartonë të kuq.

Minuta e 69-të: Rrapaj ndërhyn keq ndaj Dokës. Faull dhe gjyqtari vjen me të verdhin në dorë. Doka çohet dhe e sulmon nga pas duke e shtyrë dhe e goditur. Rrapaj kthehet dhe e kap për flokësh dhe për fyti. Edhe Doka zgjat duart. Plas sherri në fushë mes të dyve. Rrëmujë dhe stafet që nuk ndalen së ndari lojtarët që duan të kapen. Xhaja ndjek nga afër ngjarjen dhe në fund i ndëshkon me karton të verdhë.

Gabim i gjyqtarit. Xhaja duhet të kishte ndëshkuar të dy lojtarët me kartonin e kuq. Sjellja e tyre nuk duhet të pranohet në stadium. Ndërhyrja e Rrapajt e rëndë, reagimi i Dokës i rëndë. Kacafytja më pas e patolerueshme.

Minuta e 72-të: Të kuqtë protestojnë për një prekje të topit me dorë të Najdovskit në zonë, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. Xhaja kontrollon me VAR, por nuk ka penallti.

Gabim i Xhajës dhe i VAR-it. Topi që stopohet nga Mbaja, largohet me dorë nga Najdovski. Pozicioni i dorës nuk është natyral dhe mbrojtësi i Tiranës largon topin me dorë. Penallti e padhënë. Xhaja një metër larg gabon. Të njëjtën gjë bën edhe VAR-i me Kreshnik Bajramajn. Gabim i dyfishtë.

Related posts

Nëntë zyrtarizime! Besa nuk ndalet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Flamurtarit (FOTO)

Vllaznia bind në miqësoret e zhvilluara, tjetër sukses kundër ekipit boshnjak

AF Elbasani nis përgatitjet pa trajner, klubi verdheblu drejtohet nga ish-lojtari i Superiores (video)