Motra e Dwamenas nuk e mban dot dhimbjen, i bie të fikët në emision teksa fliste për ish-futbollistin (video)

Duket se dhimbja në familjen e Dwamenës nuk ka fund, me motrën e futbollistit të ndjerë që humbi ndjenjat në një emision live teksa fliste për vëllain e saj. Ivone Dëamena, e motra e Rafaelit ishte e ftuar së bashku me nënën e saj në një emision ku flisnin për sulmuesin që humbi jetën pas një kolapsi që pësoi në sfidën Egnatia-Partizani.

“Ai më tha se kishte një ndeshje të shtunën, kështu që më telefonoi sërish të enjten dhe unë i urova atij më të mirën. I thashë nënës dhe ajo i uroj më të mirat gjithashtu. Të shtunën, nëna më telefonoi dhe më tha që të shikoja lajmet në ‘Facebook’ për të konfirmuar nëse ishte e vërtet apo jo. Thjesht nuk doja ta besoja. Ai ishte një në një milionë. Vëllai im ishte gjithçka. Ai ishte një shpirt i përulur”, ishin fjalët e motrës së Dwamenës.

Gjithsesi një situatë e pakëndshme ndodhi gjatë intervistës, me Ivonen që humbi ndjenjat, teksa u detyrua më pas të largohej për të marrë ndihmën e parë, por për fat të mirë asgjë nuk ishte serioze.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)