Motra e Dagz feston ditëlindjen/ Ja fjalët speciale që e uron Einxhel Shkira

Ish-konkurentja e Big Brother Vip ka uruar sot me fjalë të ëmbla motrën e partnerit të saj DJ Dagzit.

Në një intervistë për Top Albania Radio, Einxhel nuk u kursye me lëvdata e urime zemre për kunatën e saj.

“Jo 100 vjeç po i uroj sa ti dojë zemra dhe sa të ketë fuqi të jetojë, rrofsh sa malet o Malo dhe ti realizohen absolutisht te gjitha ëndrrat dhe dëshirat e saj.

Të jetë sa më e arrirë dhe e sukseshme ashtu si asaj i ka hije se është me të vërtetë një vajzë për tu admiruar dhe sigurisht shëndet dhe lumturi, janë më të rëndësishmet. Aurora të puth fort”, tha Einxhel.

Moderatorja ka folur shpesh për ditët jashtë shtëpisë së Big Brother VIP, marrëdhënien me DJ Dagz dhe familjen e tij.

Kujtojmë se Einxhel dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet më të pëlqyera të krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, marrëdhënia e të cilëve duket se po ecën mjaft mirë edhe pas përfundimit të formatit. Ata kanë bërë dalje të shumta televizive dhe intervista në krah të njëri-tjetrit, duke na treguar më shumë për mënyrën se si po shkon lidhja e tyre. Dyshja jetojnë bashkë herë në Tiranë dhe herë në Prishtinë, në varësi të angazhimeve dhe ende nuk e kanë vendosur se ku do jetojnë përfundimisht.

Related posts

Aldo provokoi Danjën duke i shprehur pëlqim, reagon partneri i saj! “Për këdo që përpiqet të përbaltë…” (FOTO)

ÇPO NDODH?! Aldo i dashuruar me Danjën? Banori ia thotë troç! (VIDEO)

“Familja jote nuk e do atë moj…”/ Jozi kritikon keq Eglin! (VIDEO)