Motorët me qira në Elbasan, shqetësim për qytetarët, policia hesht

Motorët elektrikë, që jepen me qira, në qytetin e Elbasanit, janë kthyer në një shqetësim të madh për mijëra qytetarë që frekuentojnë pasdite bulevardin dhe lulishtet e qytetit.Minorenë pa asnjë njohje të rregullave të qarkullimit, marrin motorët elektrikë dhe futen si në rrugët e automjeteve ashtu edhe në zona të dedikuara për këmbësorë.Në lidhje me këtë problematikë, policia rrugore e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit nuk e shikon të arsyeshme të reagojë dhe as të prononcohet.Ndërsa rreziku është prezent çdo pasdite, mes mijëra qytetarëve, të cilët urojnë që autoritetet të kujtohen të disiplinojnë këtë lloj aktiviteti, përpara se të ndodhin ngjarje apo aksidente me pasoja.

Related posts

Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore/ Kursi i këmbimit për sot, 11 mars 2025

Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro/ Këmbimi valutor, 10 mars 2025

Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot/ Kursi i këmbimit, 8 mars 2025