“Mos u sill si adoleshente, ke pesë fëmijë”!/ Mauro Icardi ikën pa lejen e klubit për të takuar Wanda Narën, ajo e lë te…dera

Martesa e çiftit të famshëm të futbollit Wanda Nara dhe Mauro Icardi përfundoi pas nëntë vitesh dhe menaxherja e tij tashmë ka nisur një jetë të re në Argjentinë, ku ka hyrë në një lidhje të re. Wanda Nara dhe Mauro Icardi ishin titujt kryesorë në vitet e mëparshme. Ata u përfshinë vazhdimisht në skandale të caktuara dhe një vit më parë filluan historitë e mashtrimeve nga të dyja palët.

Këtë vjeshtë, martesës së famshme i erdhi fundi. Wanda konfirmoi se po divorcohej nga Mauro, i cili në fund të fundit donte të shpëtonte ish-gruan e tij.  “Për shkak të sjelljes dhe qëndrimit të saj, ajo është bërë objekt talljeje e gjithë botës”, tha shkurt Mauro Icardi.

Mauro shkoi në Argjentinë pa lejen e Galatasaray-t për të folur me Wandën dhe për t’i kërkuar asaj që të mos sillet më si adoleshente sepse ka pesë fëmijë. Ndonëse ka thyer të gjitha rregullat e klubit, ai është kthyer me kokën ulur pasi qëndroi vetëm te dera tek ish-bashkëshortja. Sulmuesi u përpoq ta arrinte në hotel, por sigurimi e ndaloi në përpjekje për të hyrë dhe mediat argjentinase pretendojnë se ata kanë biseduar në telefon.

Related posts

Tjetër pengesë për të kuqtë, mungesat “tronditin” Partizanin para Dinamos

Egnatia bën një tjetër mrekulli, dy lojtarë drejt shitjes në janar për shumën e bujshme

Tifozët hynë në fushë dhe goditën lojtarët, Disiplina “godet” Flamurtarin, masa të ashpra edhe për drejtuesin e Vorës