Mos më puth se kam vendosur make up, mos më prek flokët…

Disa nga banorët e “Big Brother VIP” kanë komentuar marrëdhënien e Einxhel Shkirës me Dj Dagz brenda shtëpisë.

Monika ka imituar momentet kur, sipas saj, moderatorja nuk do që Dagz ta puthë se ka vendosur produktet e kujdesit të lëkurës.

Aktorja u tregoi banorëve një rrëfim që Einxhel i kishte bërë një natë më parë: “Donte të vinte të më puthte, tha, unë isha me krem. Të nesërmen, tha, sa filloi të më puthte, unë kisha lyer fytyrën me ton. I thash fillove prapë me këto”.

Arjola përmendi fjalë të tjerë të Einxhel: “Mos më puthni kur i kam flokët e rregulluara dhe kur jam me make up”.

Më tej, Arjola imiton dhe mënyrën si i flet Einxhel Dagzit, duke shkaktuar të qeshura te banorët e tjerë.

Ndërsa Iliri, ngrihet në këmbë për të imituar Dagz. Sipas tij, Dagz është shumë i përfshirë, ndërsa moderatorja nga ana tjetër tregohet shumë e ftohtë.

Beniada thotë se “ndoshta Einxhel nuk do të përfshihet shumë”, ndërkohë që Monika shprehet se “po re në dashuri, nuk i mendon të tjerat”.

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)