Marrëdhënie e Armaldo Kllogjerit dhe balerinës profesoniste, Mariana Shkreta është nxehur gjatë provave të kësaj jave dhe shkak për këtë është bërë Luizi.
Gjatë rrëfimeve të tyre, Mariana është shprehur se Armaldo është i dashuruar me Luizin dhe duket se kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak Maestros, i cili ka nisur të debatojë me balerinën profesioniste.
“Nuk duhet të flasësh ti në emrin tim, kush je ti që flet për mua“, i drejtohet Armaldo Marianës.
Balerina nga ana tjetër i është përgjigjur se nuk duhet të preket aq shumë sepse ka thënë që është thjesht një shaka.
Nga ana tjetër, Armaldo ka shtuar se komentet në rrjetet sociale nuk janë aspak të këndshme, lidhur me këtë deklaratë.
“Me atë njeri nuk flas fare dhe nuk dua të flas fare”, shton Armaldo me tone të ashpra.
Pavarësisht këtij debati dyshja ka filluar të bëjnë prova, për të sjellë një performancë të shkëlqyer mbërmjen e sotme.
Kujtojmë që Armaldo Kllogjeri guxoi në puntatën e dytë të “Dancing With The Stars”, duke performuar si Michael Jackson. I veshur me kostum të kuq, Maestro ndoqi hap pas hapi partneren e tij, Marianën. Juria vlerësoi guximin e tij, ndërsa Olta nuk kurseu komplimentet.
Olta: Unë do të vdes që ti kërcen Michael Jackson. E ke kërcyer si një dem. Të përgëzoj për vullnetin që ke, për guximin. Ti mua më mahnite sot
Vlabona: E di sa kam qeshur. Është një kostum që nuk i rri gjëkundi. Por, je shumë i këndshëm. Ke guxim shumë të madh
Lori: Duhet të ishin lëvizje më të ngadalta, ishe shumë i kontraktuar
Iliri: Në këtë pasodoble, ti ishe kriminel i vetvetes
Performanca që shkaktoi humor në skenë, u vlerësua me 21 pikë nga juria.