“Mos ma ngri dorën ashtu…!”/ SHERR në parlament, deputetët e PD kapen me njëri- tjetrin

Një debat i ashpër po ndodh në seancën parlamentare të kësaj të mërkure mes deputetëve të PD-së. Gjithçka ka nisur pasi deputeti Flamur Noka ka kërkuar llogari nga kolegët e tij, pasi e kishin nxjerrë nga anëtarësia e PD-së. Ai shtoi se do ngrejë një padi në Gjykatën Kushtetese për shkelje të ligjit dhe rregullores së Parlamentit.

NokaKushtetua, ligjet dhe rregullorja nuk zbatohet. Emri im shkruhet jashtë grupeve parlamentare. Ju vazhdoni të thoni se kush është kreu i kësaj force, i kërkova KQZ me thirrje, më dërguan një listë, emri im është me Berishën, Vokshin, Spahon në listën e PD. Zonjë më nxirr dokumentin ku unë kërkova të jem jashtë grupeve parlamentare, apo unë të iki nga PD. Më nxirr një vendim që na ka shpallur armik, ndryshe që nga nesër do të bëj gati një padi në GJykatën Kushtetuese për shkelje të ligjit dhe rregullores, për sjelljen në Kuvend.

NikollaÇështje e funksionimit të grupit parlamentar sipas rregullores. Lidhet me vendimmarrjen e grupit parlamentar.

Alibeaj: Mos ma ngri dorën ashtu… Ti je legen, je kokrra e legenit. Të vij atje e ta tregoj kush është falsifikatori. More vesh apo jo. Ta tregoj unë.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur