Mos i korrigjoni fëmijët kur flasin dhe shkruajnë, nuk duhet

Nga Lira Gjika, Psikologe

Të rriturit ndërhyjnë duke korrigjuar për të saktësuar të folurën. Nderhyrja e të rriturit për përvetësimin dhe fuqiziminin e fjalës tek fëmija është e domosdoshme, vetëm duhet patur parasysh që nuk duhet nderhyrë me korrigjim apo me shprehje mohuese “ jo, nuk e the apo shkruar mirë kështu”. Fëmija nuk duhet korrigjuar, as kur flet, as kur shkruan.

Fëmija duhet inkurajuar dhe nxitur, duke vazhduar demostrimin e modelit, si me fjalë ashtu edhe me të shkruar. I rrituri, prind apo edukator, i drejtohet në mënyrë pohuese, “po” dhe vazhon me varjantin e drejt të fjalës apo fjalisë dhe nëse fëmija është duke shkruar e nxit ta verifikoj tek modeli i dhënë. Ashtu si i rrituri, del para pasqyres dhe i përmirëson vetë mangësitë apo difektet, që konstaton, pra verifikon në pasqyrë dhe rregullon te vetja, ashtu duhet të veprojë edhe fëmija, të arrijë vetë, shqiptimin e fjalëve dhe shkrimin korrekt të tyre. Po u korrigjua nga i rrituri, në fakt nuk do të ndodhë korrigjimi, por vritet kurajo dhe vullmeti për të mësuar, menduar dhe shprehur.

Related posts

Dëshironi një lidhje më të afërt emocionale me partnerin tuaj? Ja si ta bëni diçka të tillë!

A është plakja e trurit e trashëgueshme? Ja kujdesi që ju duhet

Si ndikon gjumi në imunitetin tuaj? Ja këshillat që duhet të ndiqni