“Mos fol se do thonë u shit, do të marrin kot përpara”/ Rama, batuta me Luiza Gegën

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një dëgjesë publike për problematikën e basteve online në të zezë dhe formalizimin e tyre.

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk ka kursyer as batutat drejtuar atletes kampione të Europës, Luiza Gega.

Teksa ajo kërkoi të merrte fjalën, Rama tha se do të ishte më mirë që ajo të mos fliste, pasi do të thuhej se “u shit për një bast”.

“E dija që donte të fliste Luiza, por më mirë të mos flasë se do thonë që ja u shite për një bast, shkove atje. Mos fol më mirë se do të marrin kot përpara. Se këtu një pjesë e atyre që u gëzuan shumë për ty, janë ata që s’më duan mua. Kur e panë që ne të dy duhemi, e kanë me ty jo me mua. S’e kujtojnë se unë jam djalli që të kam bërë magji. S’e kanë kuptuar që për ne është detyrim, është nder. Mund ta kishim bërë që në fillim sigurisht, por që tani çdo kampion që do të marrë medalje olimpike, ne do ta ndihmojmë, se e meritojnë dhe për të stimuluar më shumë të tjerët që të duan të jenë si ata. Kjo bëhet në të gjitha vendet perëndimore. Kemi pritur Kombëtaren këtu siç pritëm Luizën, kështu që ça meritash do marrim ne, veçse t’i bënim nderimin”, tha Rama.

Related posts

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…