“Mos fol me njeri, po t’u deshën lekë më thuaj”/ Dëshmia e ish-drejtoreshës së BYL-A-s, ja si shantazhohej nga Bushka

“CNA” ka siguruar vendimin e GJKKO-së ku zbulohet edhe roli i Klotilda Bushkës, se si deputetja socialiste është e përfshirë në veprimtari kriminale, në mbrojtje të Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës.

Gjykata ka arritur në konkluzionin se të gjitha deklaratat e ish-drejtoreshës së BYL-A-s, Ina Goxhaj, kanë qenë të vërteta, se asaj i është marrë telefoni për t’u asgjësuar dhe i është dhënë një telefon i ri i llojit Iphone nga Ajola Xoxa.

Goxhaj ka treguar se është ndier në presion pasi i është thënë nga Klotilda Bushka që të mos tregonte asgjë dhe të mohohej gjithçka që kishte të bënte me Ajola Xoxën.

“Gjithashtu, deklarimet e kësaj shtetase në lidhje me ndërrimin e aparatit të saj celular, konstatohet se mbështeten edhe nga rezultatet e përftuara nga shkresa Nr. FRS/3056/IB datë 26.12.2024, e ardhur pranë organit procedues nga shoqëria Vodafone Sh.a. Prej kësaj kompanie telefonike, është administruar informacioni se numri telefonik +355696152417 është i regjistruar në emrin e shtetases Ina Goxhaj, me Nr. personal 185524116P, e datëlindjes 24.05.1988, për të cilën është plotësuar edhe formulari i përdoruesit të shërbimeve për komunikimet elektronike. Bashkëlidhur këtij formulari gjendet dhe një kopje e letërnjoftimit në emër të shtetases Ina Goxhaj, me Nr. Personal 185524116P, lëshuar në datë 06.05.2009. Po kështu, kompania telefonike ka vënë në dispozicion thirrjet telefonike/sms, ku pasqyrohen numrat që kanë telefonuar apo janë telefonuar nga shtetasja Ina Goxhaj, për periudhën 01.12.2023 deri në 18.12.2024, së bashku me IMEI-n identifikues të bashkëbiseduesve.

136.2.3. Nga materiali i analizuar për thirrjet dalëse, evidentohet se prej datës 01.12.2023 dhe deri në datë 10.12.2024 ora 20:07, ky numër telefonik është përdorur në aparatin celular me IMEI 356835259288980. Telefonata e fundit dalëse ka qenë në orën 20:07, me kohëzgjatje 10 sekonda, kundrejt numrit celular 0695528178. Fluksi hyrës i fundit rezulton të jetë sms nga Vodafone në orën 22:51 të datës 10.12.2024. Në vijim, pasqyrohet se për numrin telefonik +355696152417, nga data 11.12.2024 ora 8:35 deri në 12.12.2024 ora 11:35, shfaqet një aparat telefonik me Nr. IMEI 358934999288980. Kjo përkon me deklarimet e kësaj shtetase në lidhje me përdorimin për pak orë të një aparati tjetër, i cili duhet të jetë i nënës së saj.

Më pas, nga materiali i analizuar për flukset dalëse, evidentohet se prej datës 13.12.2024 ora 02:38 dhe deri në datë 18.12.2024 ora 14:19, numri telefonik i shtetases Ina Goxhaj është përdorur në aparatin me IMEI 357014745814170. Fluksi i parë hyrës për këtë IMEI është në datë 13.12.2024, ora 02:36, në formën e mesazhit, ndërsa fluksi i fundit hyrës është në datë 18.12.2024, ora 17:44, në formën e mesazhit. Këto të dhëna përkojnë me deklarimet e shtetases Ina Goxhaj për sa i përket ndërrimit të aparatit të saj celular. Në konkluzion, provohet fakti se deri në datë 10.12.2024 Ina Goxhaj ka pasur një aparat telefonik me Imei 356835259288980 dhe prej datës 13.12.2024, shtetësja Ina Goxhaj ka ndërruar aparatin telefonik me IMEI 357014745814170. Nga burime të hapura rezulton që numrat IMEI të cilët fillojnë me 35 u përkasin aparateve telefonike të markës Iphone. Edhe kjo e dhënë përkon me deklarimet e shtetases në fjalë, që lidhen me ndërrimin e telefonit të saj celular të markës Samsung, me një aparat të markës Iphone”, thuhet në vendimin e Gjykatës të siguruar nga CNA.

Më tej, ish-drejtoresha Ina Goxhaj tha se Bushka e ka thirrur në zyrë për t’i thënë që të mos flasë me asnjë njeri për gjërat që di dhe i ka ofruar dhe para për të kyçur gojën.

“E pyetur përsëri më datë 17.01.2025 si person që ka dijeni për veprën penale, shtetësja Ina Goxhaj ndër të tjera shpjegon se:

Është kontaktuar përsëri nga shtetësja Klotilda Busha, ditën e martë.

Deklaruesja shpjegon se ndërsa ka qenë në zyrë duke punuar, tek Avokati Populli rreth orës 14.30 është lajmëruar nga shoferi i institucionit, një shtetas quajtur Tasim, se e kërkonte dikush nga jashtë. Më pas, shoferi i ka thënë që të shkonte tek zyra e Avokates së Popullit. Deklaruesja shpjegon se kur është futur brenda në zyrë, ka gjetur aty Avokaten e Popullit Erinda Ballanca, si dhe shtetasen Klotilda Bushka.

Deklaruesja shpjegon se në momentin e parë u përshëndeta me të dyja, më pas, shtetësja Klotilda Bushka i ka shkelur syrin, gjest të cilin ajo (deklaruesja) e ka kuptuar si një sinjalizim për të mos treguar se çfarë më kishte ndodhur gjatë muajit dhjetor dhe takimet që kishte pasur.

Pas disa bisedave për tema personale, deklaruesja shpjegon se shtetësja Erinda Ballanca është larguar nga zyra dhe ka mbetur vetëm me Klotilda Bushkën. Kjo e fundit ka nisur ta pyesë nëse ishte më mirë dhe a ishte qetësuar nga situata e krijuar muajin e kaluar. Gjithashtu, Klotilda Bushka e ka pyetur nëse kishte ndonjë shqetësim nga SPAK-u, duke e pyetur nëse ishte thirrur përsëri. Deklaruesja i është përgjigjur se nuk ka pasur asnjë lloj shqetësimi dhe është shumë e qetë.

Në vijim, deklaruesja shpjegon se Klotilda Bushka i ka thënë se kishte një merak me deklarimet në ILDKPKI që ajo vetë po bënte, duke iu referuar faturës që kishte në dosjen e saj të lëshuar nga bashkëshorti i saj Altin Bushka, për aktivitetin NATO 2022 dhe e ka pyetur se kush ka qenë në dijeni për këtë faturë. Deklaruesja i ka thënë se për këtë faturë kishte folur vetëm me Greta Kokalarin dhe më pas po ajo i kishte shkruar Altinit duke i thënë se duhet të bënte një faturë.

Deklaruesja shprehet se meraku i Klotildës ishte nëse kjo bisedë mbi faturën në fjalë ishte bërë apo jo me Adela Kondakçiun, siç edhe në të vërtetë ka ndodhur. Megjithatë, deklaruesja e ka mohuar një gjë të tillë.

Në një moment deklaruesja shpjegon se Klotilda Bushka u shpreh duke thënë se ‘Adela na ka sjellë shumë pasoja dhe është një person negativ me të cilin kemi bashkëpunuar’. Në lidhje me këtë, deklaruesja shpjegon se Klotilda e ka porositur disa herë gjatë bisedës që të mos flistë me Adelën dhe të mos kishte asnjë lloj komunikimi me të. Madje, Klotilda Bushka i ka thënë që të mos kishte komunikim me familjarët e saj (deklarueses) lidhur me takimin e zhvilluar atë (Klotildën).

Më pas, deklaruesja shpjegon se Klotilda Bushka i ka thënë që do ta merrte në telefon avokatja për ta pyetur si ishte, pasi kishte shumë merak për gjëndjen e saj. Gjithashtu RE Klotilda Bushka i ka thënë se Romina mund ta merrte në telefon, në lidhje me një prokurë që do të lëshonte ajo (deklaruesja) dhe do ta nënshkruante. Nëse do thirrej përsëri në Spak, Klotilda Bushka i ka thënë se do të përfaqësohej me një avokat. Deklaruesja është shprehur dakord për të nënshkruar prokurën që i është propozuar. Deklaruesja shpjegon se Klotilda i ka thënë ‘mos ki merak, për çfarëdolloj gjëje, do na kesh ne. Dhe të lutem mos fol me njeri në telefon’. Që mos fliste në telefon në lidhje me ngjarjen, deklaruesja shpjegon se shtetësja Klotilda Bushka ja ka kërkuar disa herë.

Më pas, deklaruesja shpjegon se shtetësja Klotilda Bushka i ka thënë që nëse do e thërrisnin përsëri në Spak, ajo nuk duhej të tregonte sesi Klotilda ia kishte marrë telefonin. Klotilda Bushka, shpjegon deklaruesja, e ka udhëzuar që nëse do të pyetej organi procedues lidhur me telefonin, duhej të deklaronte se telefonin aktual (atë që i ka dhënë shtetasja Ajola Xoxa e kishte prej vitesh në shtëpinë e saj dhe thjesht e ka vënë në përdorim kohët e fundit dhe në fund deklaruesja shprehet se teksa po përshëndetej me Klotildën kjo e fundit i ka thënë për çfarëdolloj gjëje që të duhet qoftë edhe për lekë na thuaj”, thuhet në vendimin e GJKKO-së të zbardhur nga CNA.

Related posts

Erion Veliaj në BURG! Ja 3 skenarët e mundshëm të fatit të Bashkisë së Tiranës

Arrestimi i Erion Veliajt/ Momenti kur oficerët e BKH-së shoqërojnë kryebashkiakun e Tiranës (VIDEO)

Asteroidi që ka ALARMUAR NASA-n/ Ka RREZIK për të prekur tokën!