Mos e konsideroni më surprizë Laçin, një 18-vjeçar i jep kurbinasve tre pikët e radhës ndaj Vllaznisë

Laçi ka fituar ndeshjen e dytë radhazi me Bejzaden në stol, kësaj radhe duke mundur Vllazninë në shtëpi me rezultatin 2-1. Sfida nisi më mirë për shkodranët, të cilët gjetën rrjetën që në minutën e 3’ falë Boshnjakut. Gjithsesi kurbinasit nuk u dorëzuan duke provuar shumë herë, me golin që erdhi vetëm në fundin e pjesës së parë me Sobowale.

Pjesa e dytë foli sërish për kurbinasit të cilët provuan shumë, deri sa gjetën rrjetën me Ledjo Tresën, 18-vjeçari i cili erdhi nga stoli dhe realizoi një supergol.

Kështu Laçi ngjitet në vendin e dytë me 7 pikë, teksa konfirmon veten si pretendent për titull pas katër javëve të luajtura. Nga ana tjetër Vllaznia zbret në vendin e pestë me 5 pikë.

Related posts

“Dinamon e dominuam nga minuta e parë”, Gvozdenovic ngre në qiell Elbasanin: Sot ishim shumë mirë dhe nga aspekti për të menaxhuar situatat

“Nuk kam çfarë iu them lojtarëve”, Ilir Daja nervoz pas ndeshjes me Elbasanin, kapet me gjykimin: Merrni ato në studio e shikoni se çfarë…

Nesër bëhet prezantimi! Vllaznia afron një ish-lojtar për të tentuar titullin (EMRI)