Mori dhuratë Mercedesin luksoz, hoxha shfaqet dukë përdhosur flamurin kombëtar: Është leckë, nuk ardhurojmë… (video)

Hoxhë Mazllam Mazllami, i cili u bë i njohur për publikun e gjerë disa ditë më parë pasi mori dhuratë nga besimtarët një Mercedes luksoz dhe u ankua pse nuk ia kishin blerë “Jeep”, shfaqet në një video skandaloze duke përdhosur flamurin kombëtar.

Hoxha nga Kosova është shfaqur në një video të publikuar në rrjetet sociale teksa thotë se flamuri kombëtar është një “leckë”. “Na nuk adhurojmë shqiponja, nuk adhurojmë zogj!”, thotë ndër të tjera hoxhë Mazllami.

Në video ai dëgjohet teksa bën komente ofenduese edhe për dëshmorët e UÇK-së. “Shehid nuk bihet qysh po thotë dikushi… plot shehida jemi ba. U mushë Kosova dëshmorë”, thotë ai.

Mazllami mori dhuratë një “Mercedes” luksoz, ndërsa u kritikua nga ngazetari Valon Syla, i cili tha se hoxhallarët, të cilët i quajti “Mulla Mercedesa” nuk duhet të japin shembullin e lakmisë në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhe akuzoi kreun e Bshkësisë së Myslimanëve të Kosovës, Naim Tërnavën për jetën luksoze që bën.

Pak orë më pas Syla u dhunua barbarisht nga tre persona, dhe shkak dyshohet të jetë pikërisht deklaratat ndaj udhëheqësve shpirtërorë të kosovarëve.

Related posts

E TMERRSHME! Familjarët gjejnë 28-vjeçarin të varur, dyshohet se…

“Pusho e qetë, engjëlli i familjes”/ I afërmi prek me postimin për 15-vjeçaren shqiptare që humbi jetën në sulmin në Austri

E RËNDË/ 43-vjeçarja nuk mban dot nervat dhe godet me thikë të atin pas sherrit në shtëpi