Monza tallet me Juventusin, dy gola në pjesën e parë dhe tri pikë në Torino

Monza mundi 2-0 Juventusin në Torino me dy gola në pjesën e parë. Avantazhi erdhi në minutën e 18-të falë Ciurria-s i servirur shumë mirë nga Machin, ndërsa goli i dytë erdhi nga Dany Mota, duke përfituar nga asistimi i Carlos Augusto.

Në pjesën e dytë Allegri hedh ën fushë dyshen sulmuese Milik dhe Vlahovic , por kjo nuk mjaftoi. Juventus përplaset me portierin e Monzas, Di Gregorio, i cili shpëton në më shumë se një rast nga tentativat e Juventusit. Me këtë fitore, Monza shkon në vendin e 11-të në kuotën e 25 pikëve, ndërsa Juventus vazhdon të rrëshqasë në klasifikim, pasi bardhezinjtë renditen në vendin e 13-të në kuotën e 23 pikëve.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)