Momenti kur vidhet “Range Rover”-i me të cilin u sulmua Top Channel (video)

Ramadan Makolli, nga Prishtina në korrik të 2020 ka publikuar video nga momenti kur i është vjedhur makina Tip Range Rover në Tale, të qytetit të Lezhës. Kjo makinë është përdorur nga autorët e sulmit me armë ndaj Top Channel një ditë më parë gjatë natës.

Në orët e para të 27 Marsit, ekzaktësisht në orën 00:30, sipas policisë, persona të paidentifikuar qëlluan me kallashnikov model Ak-47 në drejtim të godinës së televizionit. Nga breshëria e plumbave mbeti i vrarë roja. Po nga të shtënat është dëmtuar fasada ballore e godinës së televizionit, si dhe dy automjete të parkuara në oborr. 

Automjeti i përdorur nga autorët është i tipit “Range Rover Sport”, me ngjyrë kafe, i cili ka rezultuar i vjedhur më datë 10.07.2020, në fshatin Tale. Ky automjet i është vjedhur një pushuesi nga Kosova, Ramadan Makolli i cili ishte me pushime në këtë zonë. 

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025