Momente tensioni në kampionatin kroat, futbollisti shqiptar përplaset fizikisht me lojtarin serb (video)

Momente tensioni u regjistruan në duelin e ditës së djeshme mes ish-sulmuesit të Shpresave, Ermir Sahiti dhe mbrojtësit serb të Istrës, Mladen Devetak. Bëhet fjalë për duelin mes Istrës dhe Hajduk Split, i vlefshëm për elitën e futbollit kroat, që përfundoi me rezultatin 0-2, ku Sahiti shënoi edhe golin e parë për skuadrën e tij.

Devetak dhe Emir Sahiti u përplasën fizikisht me njëri-tjetrin, ku ka pasur shtytje. Më pas ishin edhe lojtarë të tjerë të Istrës që përfituan nga momenti duke shtyrë Sahitin.

Por kroati Marko Livaja, tregon se jo më kot është kapiten te Hajduk Spliti. Livaja ka shkuar për të mbrojtur Sahitin dhe ka tërhequr një lojtar rival, duke e kapur nga fyti për t’ia bërë të qartë se nuk mund të kërcënojë shokun e tij të ekipit. Për më tepër shikoni videon:

Related posts

Pas festës shpërthejnë lotët, lojtari nuk do të marrë pjesë në festë; Hysaj e ngushëllon (video)

Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)