Momente gazmore, portieri i Fejnordit bën një veprim të pazakontë… (VIDEO)

Është njëra ndër skenat më të rralla në futbollin botëror, në të kishte humor, por edhe inteligjencë. Këtë e bëri portieri i Fejnordit, i cili ishte tejet i qetë në veprimin që bëri, duke arritur madje të vononte edhe ndeshjen në minutën e 38-të.

Ai kreu një dalje nga porta dhe në një dyluftim me një kundërshtar, arriti që topin ta nxirrte jashtë vijave anësore të fushës. Për t’u rikthyer sërish në portë, duhej kohë. Këtë e kuptoi lojtari i Twentes dhe nxitoi ta fuste topin në lojë për të përfituar nga rasti që portieri i Fejnordit nuk ishte në portë. Por Justin Bijlow, tregoi zgjuarsi. Ai mori një top tjetër që ishte jashtë dhe e hodhi në fushë…

Rregullorja në futboll e thotë qartë, se kur janë dy topa në fushë, atëherë loja duhet ndaluar derisa të largohet njëri nga topat. Kaq mjaftoi që Bijlow të fitonte kohë për t’u rikthyer në portë. Lojtari i Twentes mbeti i acaruar me portierin e Fejnordit, aq sa e gjuajti me top, ndërsa gjyqtari e ndëshkoi gardianin me karton të verdhë.

Related posts

Turbina u eleminua nga Gramshi, trajneri Çutra akuza të forta arbitrit: Mikele Dyrmishi u tall, merr guximin dhe e bën ndeshjen… (video)

FIFA “troket” në derën e FSHF-së, i dorëzon gjobën për sjelljen e tifozëve gjatë Shqipëri-Andorra

Partizani B mposht Albpetrol dhe mëson emrin e kundërshtarit për finalen, Turbina-Gramshi e kthejnë në dramë (video)