Moldavia, shenjëstra e re e Rusisë/ Aty ndodhet edhe depoja më e madhe e armëve të Europës

Republika e Moldavisë po vihet gjithnjë e më shumë në shënjestër të politikës agresive ruse. Cili është interesi i Moskës?

Moldavia ishte vendi i parë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, ku Rusia duke mbështetur separatistët provokoi një luftë të përgjakshme disa mujore (1992) dhe më vonë krijoi një konflikt të ngrirë. Në Transnistri, një rrip i hollë toke në lindjen moldave sundojnë prej më shumë se tre dekadash forca proruse; krahas kësaj aty janë të stacionuar 2000 ushtarë rusë. Në afërsi të fshatit Cobasna gjendet depoja më e madhe e armëve të Europës, me mbi 20.000 tonë municion dhe pajisje ushtarake. Në vitin 1999 Moska garantoi me shkrim tërheqjen e trupave nga Transnistria, por nuk e zbatoi kurrë marrëveshjen.

Me fillimin e luftës në Ukrainë, rëndësa strategjike e Transnistrisë u rrit edhe më shumë. Rusia mund të hapë që këtu një front perëndimor drejt Ukrainës. Ose të paktën të shkaktojë një kaos politik të brendshëm kaq të madh në Moldavi, saqë ky vend të kthehet në një krizë serioze në kufirin jugperëndimor të NATO-s dhe perëndim të Ukrainës.

Republika e Moldavisë ka filluar me shpejtësi të kërkojë burime të tjera të funrizimit me gaz dhe energji përtej burimeve ruse. Krahas kësaj po diskutohet hapur, nëse dhe si mund të ndryshohej në kushtetutë statusi i neutralitetit. Në bisedime është edhe armatimi i forcave të armatosura moldave në gjendje të vështirë. Para pak javësh, Gjermania dërgoi automjete të blinduara të tipit Piranha në Moldavi. Aktualisht ky vend nuk mund të mbrohej kundrejt separatistëve. Transnistria zotëron duzina tankesh luftarakë dhe pajisje të rënda ushtarake.

Related posts

Nuk gjen qetësi Greqia! Goditet sërish nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari