Moldavi-Shqipëri, ndeshjen do e gjykojë një njohje e vjetër; ka arbitruar Shqipërinë edhe në Europianin e 2016-tës

William Collum është gjyqtari që do të vendosë drejtësi në sfidën që kuqezinjtë do të luajnë në  stadiumin “Zimbru” të Chisinau ku përballë do të jetë Moldavia.  Do të ndihmohet nga  asistentët, Francis Connor dhe David McGeachie  si dhe gjyqtari i katërt, Kevin Clancy, që të gjithë nga Skocia.

Collum është një njohje e vjetër e kuqezinjve, pasi i ka gjykuar dhe tri herë të tjera. Për herë të parë, në vitin 2013 në “Qemal Stafa”, në barazimin 1-1 me Norvegjinë. Hera e dytë, në vitin 2015, në takimin Danimarkë-Shqipëri 0-0, ndërsa herën e fundit në atë humbje 2-0 përballë Francës në “Euro 2016”.

Related posts

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)

Partizani, dy lojtarë në garë me kohën për sfidën ndaj Bylisit (EMRAT)

Ndodh me klubin e Superiores, lojtarët nuk dalin në stërvitje, priten pezullime