Mobilim mbretëror! Kjo është vila në Gjirin e Lalzit që futi demokratët në sherr (FOTOT)

Një vilë me vlerë 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit ka futur në sherr deputetët e opozitës, teksa Gazment Bardhi deklaroi para pak ditësh se një nga deputetët e Komisionit të Rithemelimit është marrë peng nga Edi Rama për shkak se i është gjetur vila superluksoze.

Bardhi u shpreh se kjo vilë i përket njërit prej këtyre deputetëve: Flamur Noka, Edmond Spaho, Tritan Shehu ose Bujar Leskaj.

Deri tani kanë reaguar Tritan Shehu dhe Spaho, teksa mohojnë një fakt të tillë.

Por Bardhi iu kundërpërgjigj duke publikuar fotot e vilës dhe duke irozinuar me fjalët se paska dalë në shitje dhe çmimi I ka rënë nga 760 mijë euro në 670 mijë euro.

Në faqen e “Real Estate-it” përshkrimi I vilës në fjalë është ky:

Dy vila luksoze per shitje tek Kompleksi Lura 1, Gjiri i Lalzit. Ka nje siperfaqe trualli 810 m2, dhe ndertim 400m2. Organizohet ne dy vila te ndara. Njera nga vilat ka nje sip ndertim 212m2 dhe nje verande 42m2. Kati i pare eshte i organizuar ne nje dhome te bollshme ndenje dhe gatimi, nje tualet si dhe nje dhome tharje. Kati i dyte eshte i orgaizuar ne tre dhoma gjumi, nje studio si dhe dy tualete. Vila tjeter ka nje siperfaqe 117.84m2 ndertim. Eshte i organizuar ne nje dhome ndenje, ambient gatimi me vete, tre dhoma gjumi dhe dy tualete. Mobilimi i viles eshte luksoz. Shitet totalisht i mobiluar. Kompleksi iu ofron nje game te gjere sherbimesh, duke u konfirmuar si nje vend fantastik per te pushuar buzedetit.Gjelberimi eshte pjese e rendesishme e Kompleksit Turistik ****. Ambientet e perbashketa kane nje mirembajtje te vazhdueshme nga punetoret e Kompleksit. Prona disponon dokumentacion te rregullt hipotekor.Na kontaktoni per me shume Informacion.

Më poshtë mund të shikoni edhe pamje të kësaj vile.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

“Do të sjell policinë”/ PLAS KEQ gjatë rinumërimit, deputeti i PD: Më vodhët votën! S’më rr**et për policinë…