Milinkovic me “laps e letër”, tekniku i Partizanit “spiunoi” në stadium ndeshjen e Bylisit ndaj Dinamos

Mladen Milinkovic

Mladen Milinkovic mund të thuhet se po fillon ta ndjejë presionin te Partizani. Dy humbjet radhazi peshojnë në klasifikim dhe psikologjinë e lojtarëve të cilët kërkojnë të rikthehen rivalizues sa më shpejt të jetë e mundur.  Sfida me Bylisin rëndon shumë. Partizani vuajti përballë një ekipi në edicionin e kaluar. Bëhet fjalë për skuadrën e Bylisit, që u kthye në “mace të zezë”. Më konkretisht, nga katër ndeshje të zhvilluara Partizani fitoi vetëm atë në fazën e parë. Më tej pasuan tri humbje, ndërsa një prej tyre solli shkarkimin e Veselinoviç.

Ndërsa Bylis luante me Dinamon në stadiumin “Selman Stërmasi”,  ajo çfarë ra në sy ishte prania e stafit të Partizanit bashkë me drejtorin Arbër Abilaliaj. Shënimet janë mbajtur dhe tashmë duhet gjetur zgjidhja, për të mos rrezikuar krizën.

LEXO ME SHUME:Rezultatet negative të Besës, Nexhat Bizhdili mbledh lojtarët dhe jep ultimatumin e fundit: Fitoni ndaj Lushnjës, ose…

Related posts

“Penalltia? E diskutueshme…”/ Gvozdenoviç hedh dyshime pas humbjes: Ishim pafat, nga mungojnë disa lojtarë

“Ndryshoi fryma e grupit” / Ilir Daja zbulon çelësin e rikthimit të Dinamos: Pas golit të pësuar nuk u frikësuam

“Nëndetësja” del në sipërfaqe, Bregu lider, Dinamo dominon dhe i jep “goditje” direkte Elbasanit