“Me këtë dëshirë, do jemi më mirë”/ Milinkovic nuk e bën dramë humbjen me Elbasanin: Kjo ishte ndeshja jonë më e mirë

Mladen Milinkovic

Mladen Milinkovic, trajneri i Partizanit ka folur pas ndeshjes kundër Elbasanit. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi 0-1 në favor të miqve. Pas këtij dueli ka folur trajneri i të kuqve, Mladen Milinkovic.

“Mendoj që të gjitha më kanë shqetësuar sot. Në pushim të pjesëve biseduam sepse kishim dy lojtarë me kartonë të verdhë dhe s’mund të bënim 4 ndryshime dhe bëmë 2. Patjetër kartoni i kuq, i dha tjetër rrjedhë ndeshjes dhe u bë e vështirë. Më vjen keq pasi ishte ndeshja jonë më e mirë. Rastet e humbura? Në futboll gjëja më e rëndësishme dhe e vështirë është të shënosh gol. Sot kishim 2-3 raste të mira për të shënuar, duke mos i konkretizuar dhe për shkak të kësaj humbëm.

Po flas me lojtarët, pasi për një ekip që synon trofetë nuk mund të ketë batica dhe zbatica në 90 minuta lojë. E njëjta gjë edhe tani pas ndeshjesh pasi shoh lojtarët e mërzitur. Nëse vazhdojmë me të njëjtën dëshirë do të jemi më mirë se një javë më parë. Nuk është ndonjë alibi, nuk jam nga ai që flas, por kemi shumë lojtarë jashtë. Patjetër që kur ke mungesa të lojtarëve të rëndësishëm nuk mund të jesh në më të mirën tënde. Janë punë fati, por shpresoj që në të ardhmen të kemi më shumë fat. Për të pasur fat duhet të punosh fort.

Sigurisht që është problem i madh kur nuk shënon, pasi në 4 ndeshje kemi shënuar vetëm 2 gola. Patjetër ne jemi çdo ditë me ekipin dhe po punojmë bashkë vetëm për përmirësim. Por kur nuk shënon bëhet e vështirë nga ana psikologjike”, tha Mladen Milinkovic.

Related posts

Dinamo u bllokua në një barazim ndaj Bylisit, Ilir Daja nxjerr “xixa” në intervistë, ia faturon dështimin sulmuesve

Vora bën mrekullinë ndaj Flamurtarit, Garsia nuk e kupton krizën te skuadra: Nuk luajtëm mirë se…

“Duhet të rregullojmë shënjestrën”, 2 gola Tiranës por Tetova mbetet i pakënaqur: Futbollistët kaluan në aventurë