“Nuk di si ti shpjegoj gabimet”/ Milinkovic thuajse i dorëzuar, nuk po gjen zgjidhje te Partizani: Momenti më i vështirë në karrierën time

Mladen Milinkovic

Mladen Milinkovic doli në prononcim për mediat.Partizani pësoi një humbje ndaj Bylisit ditën e sotme me shifrat 3-1 në transfertë.

“Një nga momentet më të vështira në karrierën time. Kam humbur shumë ndeshje, por sot nuk e kuptova pse nuk kishim dëshirë, e filluam mirë. Nuk jam i aftë të jap shpjegim tek goli i dytë dhe i treti. Është patjetër një situatë e vështirë për ne. Të jem i sinqertë kam kokën e nxehtë dhe duhet të shoh ndeshjen dhe të nxjerr konkluzionet.

Nuk është e lehtë për ekipin të humbasi 2 ndeshje resht. Është kohë dhimbjeje, në periudhën e fundit kam punuar në klube ku nuk më ka ndodhur të humbas 2 ndeshje rresht.

Duket sikur ekipi nuk beson, sikur diçka nuk shkon. Njerëzit që punojnë dhe e mbështesin Partizanin janë të shqetësuar për këtë, por shpresoj të mos ketë përfundim të keq. Arsyeja pse jam i shqetësuar sepse nuk kam përgjigje pas kësaj humbjeje”, u shpreh Mladen Milinkovic.

LEXO ME SHUME:“Të ngrejmë kokën e të punojmë”, Bordin mesazh lojtarëve të Tiranës: Kjo ndeshje duhet të jetë shembull për ne

Related posts

Presidenti i Dinamos i vendos kontratë të përjetshme Dajës, Adrian Bardhi: Do të plaket me mua

“Nuk bëmë asgjë, Dinamo e meritoi trofeun”, Edlir Tetova i sinqertë pas humbjes, bllokon largimet e Xhemajlit dhe Dajsinanit

Bregu, Nani dhe Qefalija i japin Superkupën Dinamos, Egnatia përmbyset në pjesën e dytë (video)