Mjeku shqiptar në New York: Shanset që varianti indian të përhapet janë të mëdha

Sulejman Çelaj, mjek dhe shef departament në një spital në New York thotë se tani ka ardhur koha që bota të rihapet pasi nuk mund të vazhdohet gjatë gjithë kohës me masa kuzuese.

“Besoj se ka ardhur koha që bota të rihapet besoj se nuk mund që të vazhdojmë gjithë jetën në të njëjtën kushte”, thotë ai duke shtuar se tashmë ka më pak raste positive nisur edhe nga fakti se shumë të prekur nuk shfaqin simptoma.

Duke folur për situatën në SHBA, mjeku shqiptar tha se situata është drejt normalizimit.

“Në New York ka përmirësim të dukshëm jeta gati është normalizuar, shkollat janë hapur dhe dalë nga dalë po i rikthehemi normalitetit”, u shpreh Çelaj për Euronews Albania.

Lidhur me shqetësimet për një përhapje të mundshme të variantit indian të COVID-19, mjeku shprehet se numri i lartë i vdekjeve vjen edhe për shkak të mungesës së kushteve sanitare dhe higjienike por nga ana tjetër tha se ekziston rreziku që mutacioni të përhapet dhe në botë.

“Duhen pasur shumë gjëra parasysh, vendet e mbipopulluara siç është India dhe kushte sanitare dhe higjienike nuk janë të nivelit evropian. Varianti i Indisë nuk e di se sa do të përhapet në botë por shanset janë të mëdha pasi ka shumë banorë dhe njerëzit qarkullojnë”, përfundoi Sulejman Çelaj.

Burimi: EuroNews

Related posts

Lëkundje tërmeti në Greqi/ Ja ku ishte epiqendra

Nuk gjen qetësi Greqia! Goditet sërish nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra

I treti brenda dy ditëve! Ishulli grek goditet përsëri nga tërmeti, banorët në panik!