Mjeku epidemiolog Dritan Ulqinaku ka dalë me një paralajmërim të frikshëm. Ai ka paralajmëruar për një valë të dytë të Covid, e cila sipas tij do të jetë më e fortë se e para.
Në një intervistë për “Byro Politike”, mjeku është shprehur se epidemia në vendin tonë për nga mënyra e agresivitetit ndryshon në krahasim me vendet e tjera.
“Vala e dytë mund të jetë shumë më e madhe se vala e parë, nuk është parë asnjëherë që bota të mbyllej në këtë mënyrë. Mbyllja ka të mirat dhe të metat e veta, e mira është për vende siç është Shqipëria që nuk e dinte një gjë të tillë të përgatitej, e keqja është se e zgjat kohëzgjatjen e pandemisë.
Është një infeksion që është bërë tashmë njësh me njeriun, është në të gjithë globin, ai është në çdo shtet dhe problemi tashmë është se kur do të arrihet imuniteti. Numri i infeksioneve me stinën e nxehtë është rritur, por është ulur numri i vdekshmërisë”, – ka thënë mjeku.