Mirlind Daku thyen heshtjen për mos grumbullimin në Kombëtare: Nuk kam pasur kontakte me Sylvinhon (video)

Daku

Mirlind Daku dhe Arbnor Muja  u lanë jashtë listës së Silvinjos për këto dy ndeshje të muajit mars, ndërsa pikërisht sulmuesi që luan për Rubin Kazanin në kampionatin rus, ka thyer heshtjen, duke folur për herë të parë në një intervistë të dhënë për televizionin Shenja në Maqedoninë e Veriut.

“Normal edhe unë si futbollist e kam pritur ftesën e Kombëtares, por trajneri është ai që vendosi dhe trajneri e ka vendosor kështu kësaj here. Dhe ajo që më ngelet mu është se të vazhdoj të punoj, me tregu rezultate të mira që në tjetrin grumbullim me pas ftesën. Por, gjithsesi trajneri vendos dhe ai e ka timonin kryesor”, është shprehur Daku.

LEXO MË SHUMË:Mirlind Daku mban premtimin, takon bashkëshorten e heroit Agim Ramadani dhe i dhuron fanellën e Kombëtares (FOTO)

“Jo nuk kemi pasur kontakt. Por vetëm në bazë të konferencës le për të kuptuar se është ajo arsyeja se pse nuk jam i ftuar në grumbullim”, ka thënë Daku.

Kujtojmë se Daku dhe Muja ishin në mesin e futbollistëve të rëndësishëm për Shqipërinë gjatë eliminatoreve të fundit, ku kuqezinjtë siguruan Kampionatin Evropian.

Related posts

Nëntë zyrtarizime! Besa nuk ndalet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Flamurtarit (FOTO)

Vllaznia bind në miqësoret e zhvilluara, tjetër sukses kundër ekipit boshnjak

AF Elbasani nis përgatitjet pa trajner, klubi verdheblu drejtohet nga ish-lojtari i Superiores (video)