“Miriami shtatzënë, mami me sëmundje dhe vëllai në koma”/ Albani tregon momentin më të vështirë të jetës së tij

Alban Skënderaj është një nga artistët më të mirë dhe më të dashur nga publiku shqiptar, por nuk e kemi parë shpesh të rrëfejë për jetën e tij. Ishte një intervistë ndryshe e fundit që dha Albani në “A Live Night”, ku tregoi se momenti më i vështirë i jetës ishte kur mori vesh se nëna e tij vuante nga një sëmundje e rëndë.

Në të njëjtën kohë artisti mori lajmin se Miriami ishte shtatzënë dhe pas një muaji vëllai i tij i vogël ra në koma.

“Momenti më i vështirë është patjetër kur mora vesh që mami ishte sëmurë nga sëmundje e pashërueshme. Mora vesh që Miriami ishte shtatzënë, priste një fëmijë gjëja më e bukur e jetës time, pas dy muajsh mora vesh sëmundjen e mamit, drama më e madhe e jetës time. Të gjithë përballemi me drama në jetë, herët apo vonë. Pas një muaji, vëllai im i vogël që unë jam shumë i lidhur pëson një aksident shumë të rëndë, dy-tre javë në koma. Miriami ishte gati për të lindur, mami nuk ishte mirë po trajtohej dhe vëllai në koma. Gjithçka mund të na sjellë kjo jetë dhe duhet të jemi gati, por ai ishte moment i jashtëzakonshëm. Dy emocione aq të kundërta. Miriami në muajin e 8, vëllai në shtrat, mami në gjendje shumë të rëndë dhe unë po i ndiqja që të tre. Mbaj mend që ka qenë shumë e vështirë”, tregoi Albani.

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)