Miqësorja e luksit pasuroi Partizanin, zbulohet sa përfitoi financiarisht klubi në ndeshjen ndaj Romës

Roma u kthye në Tiranë 444 ditë pas finales së Conference League, këtë herë për të luajtur miqësoren me kampionët e Shqipërisë, Partizanin.Në “Air Albania” ishte një mbrëmje festive, teksa stadiumi ishte i mbushur gati në kapacitetin maksimal, ku në fund Roma mundi të kuqtë me rezultatin 1-2.

Një miqësore luksi për “demat”, të cilët ndonëse janë ende në aktivitet në Conference League, nuk mund të mos luanin një miqësore luksi. Sa i përket arkëtimeve,  Partizani ka përfituar 20 mijë euro nga shitja e të drejtës televizive për transmetimin e kësaj miqësoreje. Kjo nuk është shuma e vetme, pasi edhe nga shitja e biletave, të kuqtë kanë arkëtuar rreth 150 milionë lekë.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)