Miqësore luksi për AF Elbasanin, ekipi verdheblu luan me ekipin e Superligës greke

Pasi barazoi 1-1 me Bylisin në shtëpi dhe 0-0 me Ethnikos Achnas në Greqi, Elbasani do të vazhdojë të qëndrojë në shtetin fqinj për fazën përgatitore.

Verdheblutë kanë zyrtarizuar ditën e sotme miqësoren e radhës, të cilën do të luajnë ndaj një kundërshtari të fortë. Aris, do të jetë rivali i radhës i Elbasanit. Një ekip që militon në Superligën greke, do të masë forcat me verdheblutë që deri më tani kanë bërë një merkato fantastike.

“Luajmë miqësoren e dytë të fazës përgatitore në Greqi. Udhëtojmë në Selanik për tu përballur ndaj ekipit të Superligës greke, Aris. Më 6 gusht, ora 20:00 zhvillojmë miqësoren në impiantin “Kleanthis Vikelidis”, shkruan klubi i Elbasanit në rrjetet sociale.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)