Ministria e Shëndetësisë: 3 të vdekur në 24 orët e fundit, 12 persona në intubim dhe 108 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 3 qytetarë të tjerë kanë ndërruar jetë nga koronavirusi. Viktimat janë një 77-vjeçare dhe 83-vjeçar nga Tiranë, si dhe një 68-vjeçar nga Hasi.

E rëndë paraqitet situata edhe në spitale, ku aktualisht janë të shtruar 126 persona, nga të cilët 22 janë në terapi intensive, ndërsa 12 janë në intubim.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë edhe 108 persona, nga 477 testime të kryera.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve të vendosin detyrimisht maskën në ambiente të mbyllura, sepse është një masë tejet efikase për të frenuar përhapjen e infeksionit dhe rrjedhimisht, uljen e të shtruarve në spital dhe fatalitetet nga COVID19.

Ju informojmë për situatën epidemiologjike në vend në 24 orët e fundit.

Tre qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, një 77 vjeçare dhe një 83 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 68 vjeçar nga Hasi pa sëmundje të tjera.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Vijon të ketë rritje të të shtruarve në spital, megjithë të shëruarit që kanë lënë dy spitalet COVID në 24 orët e fundit.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 126 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 12 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 477 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, nga 11 raste në Durrës, Kavajë, 9 në Fier, 7 në Shkodër, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Tropojë, Berat, Mallakastër, 2 në Peqin, nga 1 rast në Korçë, Vlorë, Tepelenë, Shijak.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 60 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2523 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton të gjithë qytetarëve domosdoshmërinë për të zbatuar rregullat: Për vendosjen e maskës, ruajtjen e distancimit dhe higjienën vetjake dhe kolektive.

Shmangni çdo lloj grumbullimi, pasi janë rrezik për përhapjen e infeksionit.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes, të cilët ndjekin të prekurit nga virusi SARS COV2 dhe kontaktet e tyre.

COVID-19 – Statistika (23 Korrik 2020)

Testime totale                   37311

Raste pozitive                     4466

Raste të shëruara             2523

Raste Aktive                        1820

Humbje jete                       123

(Qarku Tiranë 64, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 3, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   941

Durrës                  211

Shkodër               202

Vlorë                     98

Lezhë                    82

Korçë                    64

Fier                        52

Kukës                    49

Elbasan                 46

Berat                     32

Gjirokastër         23

Dibër                     20

Related posts

Pamje RRËQETHËSE kur ushtarët rus dhe ukrainas nderojnë njëri-tjetrin pak para vdekjes/ “Ju ishit luftëtari më i mirë në botë” (VIDEO)

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit për sot, 29 nëntor 2024

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Shokët e skuadrës së Dinamos surprizojnë Luisin në spital që u plagos nga vrasja e Martin Canajt