Milot Rashica mund te shpetojë financarisht Beshiktashin, sulmuesi drejt transferimit te rivalët në merkaton e janarit

Milot Rashica

Milot Rashica mund të largohet gjatë merkatos së janarit nga Besiktas pasi për shqiptarin është shumë e interesuar skuadra e Tabzonsporit.

Sipas medieve turke trajneri e njeh mjaft mirë atë çfarë i garanton në fushë Rashica me të cilin kanë punuar bashkë kur Gynesh ishte në krye të stolit bardhezi.

Trabzonspor po përgatitet për të humbur shërbimet e dy lojtarëve të krahut siç janë Edin Viska dhe Toni Nuakaeme dhe Gynesh mendon se Rashica do të ishte zgjidhja ideale për të mos humbur cilësi në sulm.

Për momentin tratativat nuk kanë nisur ende edhe pse thuhet se Beshiktash nuk do të bënte rrezistencë pasi shifra që mund të arkëtonte do të ndihmonte në lehtësimin e situatës të keqe financiare.

Në këto momente edhe vetë lojtari nuk është fokusuar në çështjet e aspektit sportiv pasi ka fluturuar drejt Norvegjisë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të babait.

Rashica ka luajtur dhjetë ndeshje me Gynesh si trajer dhe ka shënuar 2 gola si dhe ka dhënë edhe një asist. Gynesh thuhet se ka “bekuar” këtë transferim duke konsideruar shqiptarin si “lojtari i duhur, me karakter dhe talent”.

BESIKTAS ME PROBLEME FINANCIARE

Shoqëria bardhezi ndodhet në mes të një krize të fortë financiare pasi në dy muajt e fundit stafi teknik dhe lojtarët nuk janë paguar.

Për këtë motiv ka dhënë dorëheqjen presidenti i klubit Hasan Arat. Sipas medieve turke klubi ka marrë një ultimatum nga UEFA, e cila kërcënon me heqjen e liçencës në rast se pagat e prapambetura nuk do të shlyhen brenda 30 ditëve.

“Këto janë gjëra që ndodhin, po punojmë fort për të gjetur një zgjidhje. Të tilla probleme i ka kaluar secili klub”, tha presidenti i larguar, Arat.

LEXO ME SHUME: Zyrtarët e Besiktas pendohen për blerjen e Ernest Muçit: Shpenzuam 24 mln euro, nuk ia vlejti!

Related posts

Nuk është Vllaznia as Partizani, Victor Da Silva surprizon me transferimin

Kategoria e Parë në RTSH, zbuloni 2 ndeshjet që do të transmetohen në fundjavë

Feste te Vora, lojtari zbulon gjininë e bebit në mënyrën më të bukur (video)