E shtuna e paqes! Partizani dhe Teuta bien “dakord”

Milinkoviç

Sfida mes Partizanit dhe Teutës përfundoi pa gola në “Arena e Demave”, në një ndeshje që nuk dhuroi as spektakël dhe as emocione të shumta. Të dyja skuadrat u përplasën më shumë me ndërprerje dhe faulle, ndërsa loja e rrjedhshme mungoi. Në minutën e 39′ Partizani kishte mundësi me Gudjufin i cili shpërdoron një mundësi të shkëlqyer shënimi. Nuk i beson syve Milinkoviç. Sulmuesi nuk koordinohet siç duhet shumë pranë portës. Në pjesën e dytë, minutat efektive të lojës ishin të pakta, duke e bërë takimin një duel për t’u harruar.

Në fund, asnjëra prej skuadrave nuk mund të jetë e kënaqur me rezultatin, pasi barazimi nuk i shërben plotësisht as objektivave të Partizanit dhe as Teutës. Pas fitores me Vorën, ekipi drejtuar nga Milinkoviç  shkon në kuotën e 4 pikëve, ndërsa durrsakët debutojnë me barazim.

Related posts

“Indrit Myrtja na shkatërroi”/ Trajneri i Apolonisë nuk kursehet, kërkesa e tij shkon deri në FSHF: Presidenti Duka duhet të merret me këtë problem

Komisioni i Disiplinës me dortë të hekurt, pasoja për Partizanin dhe Tiranën, pezullime te Elbasani dhe Vllaznia

Tragjedia e Alvarez, mesfushori vendos përfundimisht të ardhmen e tij te Tirana