Miliarderi: Ndërtimet në Durrës do të jenë më të mira se në Dubai

Mohamed Alabbar thotë se investimet në Durrës do të jenë më të mira në se Dubai.

Drejtuesi i kompanisë Emaar, e cila synon të investojë 2 miliardë euro në qytetin bregdetar shqiptar, në intervistën e rrallë që dha për gazetarin Blendi Fevziu tregoi disa prej gabimeve që kompania e tij kishte bërë në Dubait. Alabbar tha se kishte mësuar nga këto gabime dhe për këtë arsye Durrësi do të jetë më mirë.

Blendi Fevziu: Shpresoj shumë që Durrësi të bëhet si Dubai një ditë…

Mohamed Alabbar: Jo, Durrësi do të jetë më mirë. Këtu është ndërtuar mirë, por kemi bërë disa gabime dhe kemi mësuar prej tyre.

Blendi Fevziu: Më thoni dot një gabim që keni bërë këtu?

Mohamed Alabbar: Ne kemi ndjekur shembullin e Champs Elysee. Kemi sjellë konsulentë nga atje dhe i kemi pyetur cilat janë gabimet tuaja. Ne nuk kemi banje publike, vend parkime. Nëse i bini nga bulevardi ynë, kemi parkim nëntokë, 20 xhami, 45 tualete, por prapë ka mungesë të zonave të gjelbra.

Related posts

Për 375 milionë vjet ka qenë nën OQEAN, shkencëtarët konfirmojnë ZYRTARISHT se Toka ka një…

Pamje që nuk duhej të transmetoheshin/ Ajo që ndodhi në emision tronditi publikun! (VIDEO)

Rreziku që mund të sjellë fundin e botës