Mbyllet miqësorja me ekipin grek, Tiranës i ikën fitorja në fund; debuton një kanadez (FORMACIONI)

Mile

Mile duhet të presë për fitoren e parë. Tirana ka zhvilluar miqësoren e parë në Greqi. Klubi bardheblu u përball me ekipin grek Panserrikos, një përballje që përfundoi në barazim 2-2.

Tabeku shënoi me penallti për Tiranën, më pas erdhi barazimi, në pjesën e dytë shënoi mbrojtësi Vera, ndërsa në minutat e fundit, ekipi helen barazoi, duke i hequr mundësinë që trajneri Vangjel Mile të merrte fitoren e parë pas dy miqësoreve të zhvilluara me Ilirinë e Prizrenit dhe atë të Fushë-Krujës. Vangjel Mile aplikoi skemën 4-3-3. Në formacion debutoi edhe kanadezi Oluwabori Ayompo Falaye i cili është në fazë me skuadrën në provë.

Në portë: Tafas
Në mbrojtje: Valerianos,Dembele,Kola,Vera
Mesfushë: Soler,Rafa,Patsatsia
Sulmi: Tabeku,Haxhiu,Oluwabori Ayompo Falaye

LEXO ME SHUME:“Ekip qersharak, u mposht nga një ekip i dobët”, Adrian Mutu nuk kursehet pas eleminit të Steauas: Mungesë profesionalizmi

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)