Milani i rezervave nuk di të fitojë dhe komplikon objektivin Champions, Bologna e bllokon në “Dall’Ara”

Pas barazimit pa gola me Empolin, Milan ndalet sërish, këtë herë kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se një pikë ndaj Bolognas në transfertë, në sfidën që përfundoi 1-1. Vendasit nga Dall’Ara do mund të ndiznin festën që në minutën e parë. Një aksion model përfundon me gol për të besuarit e Mottas. Asist i Posch për Sansonen, i cili dërgoi sferën pas shpinës së Maignan.

Kampionët, ende në fuqi të Italisë, do ushtronin presion për të vendosur ekuilibrat dhe do shpërbleheshin në fundin e pjesës së parë. Goditje perfekte e Pobegas me të majtën, asnjë shans për Skorupskin.

Pavarësisht rasteve në pjesën e dytë, të dyja skuadrat u detyruan të kënaqeshin me nga një pikë. Skuadra e Piolit ka 53 pikë dhe është në vendin e katërt (2 pikë më shumë se Interi që nuk ka luajtur ende këtë javë), Bologna gjendet në vendin e tetë me 44 pikë.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)