Milaim Zeka: Të më kishte kapur mua për veshi Rama, isha zhveshur lakuqi pa brekë në studio dhe…

Ish-deputeti Milaim Zeka, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Glamour Zone”.

Gjatë bisedës përballë moderatores Ester Bylyku, Milaim Zeka, ka bërë disa deklarata të forta, duke u shprehur se Donald Veshaj nuk di të bëjë seks dhe se nuk do të martohej me gruan nëse nuk do të kishte vetitë e qenit dhe të kalit.

Por listës së deklaratave të tij nuk i ka shpëtuar as kryeministri Edi Rama.

Teksa fliste për nivelin e gazetarisë në studiot televizive, ku moderatorët qëndrojnë me një këmbë përpara të ftuarve, Milaimi shtoi:

“Po të më kishte kapur mua nga veshi Edi Rama, unë isha zhveshur lakuqi pa brekë në studio, por unë nuk kisha dal më në televizion”, tha ai, duke iu referuar fotos së famshme të Ramës me Fevziun.

Duke folur për femrat nga Kosova, ai tha:

“Femrat e Kosovës janë super të bukura, vishen bukur, por zërin 50% e kanë si të meshkujve. Po të jem në shtrat me një femër dhe të flasi si mashkull, është goxha problem për mua”.

Ai u shpreh se një nga gjërat që i ka kërkuar bashkëshortes së tij që në fillim është të mos e tradhtojë me shqiptar:

“I kam thënë që nëse më tradhëton, bëje me të huaj, jo me shqiptar. Sepse shqiptari del e thotë: Fjeta me gruan e Milaim Zekës” u shpreh ai.

I pyetur më pas nga moderatorja Ester Bylyku, nëse do ta falte tradhëtinë, ai tha:

“Nëse gruaja ime, do të ishte ulur përpara meje dhe do të më kishte thënë të kam tradhëtuar për këtë arsye, dhe më bind me shpjegimin e saj, me arsyen pse më ka tradhëtuar, sigurisht që do t`ia falja dhe kurrë në jetë nuk do t`ia përmendja”.

Related posts

Pas Big Brother Vip, Ilnisa Agolli anëtarësohet në Partinë Socialiste?! Ja fotot pas “Lali Erit” dhe Lindita Nikollës!

Incident apo e qëllimshme?! Alba e “Përputhen” del në emision me fustanin transparent, tregon më shumë seç duhet! (FOTO)

Ish-banori i BBV kapet me drogë/ Policia e arreston menjëherë (FOTO)